Një mësuese që jepte mësim në një gjimnaz ka rrëfyer se ka humbur virgjërinë me një nxënësin e saj 15-vjeçar.
25-vjeçarja, Hannah Siboyeh, është vënë në pranga nën akuzat për sulm seksual ndaj një fëmije dhe marrëdhënie të pahijshme mes edukatorit dhe nxënësit.
Ajo ishte 24 vjeçe kur ajo kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale më adoleshentin.
Sipas dokumenteve të gjykatës, mësuesja filloi të kishte marrëdhënie intime me ish nxënësin e saj në korrik të vitit 2017, por lidhja nuk u mor vesh deri në pranverën e vitit 2018.
Nxënësit treguan se e kishin parë djalin 15-vjeçar dhe Siboyeh në shtrat së bashku në shtëpinë e viktimës duke shtuar se dëgjonin “zhurma të çuditshme” që vinin nga dhoma.
Sipas tyre, mësuesja dhe adoleshenti kishin futur foto së bashku edhe në Snapchat.
Kur u mor në pyetje, 25-vjeçarja u shpreh se e donte me gjithë zemër 15-vjeçarin dhe se kishte humbur virgjërinë me të në korrik të vitit 2017. Ngjarja ka ndodhur në Texas.