Fjalë Kyçe

Mësuesja në Suedi, obligon gratë e mbuluara ta thonë me zë të lartë se si quhet organi gjenital i burrave

Mësuesja në Suedi, obligon gratë e mbuluara ta thonë me zë të lartë se si quhet organi gjenital i burrave

Një video e bërë në një kolegj arsimor për të rritur në Malmo të Suedisë, ku shihet një mësuese që bën sjellje të papërshtatshme një klasë me emigrante kryesisht femra myslimane, ka bërë që mësuesja në fjalë të suspendohet nga puna.

Mësuesja në fjalë sulmoi verbalisht studentët e saj të premten e javës së kaluar, duke u tallur me mosgatishmërinë e tyre për të përdorur fjalën suedeze për organin gjenital mashkullor.

Një studente thotë se është e frikësuar dhe se dëshiron të largohet nga klasa, por mësuesja ulëret, e urdhëron të qëndrojë dhe mbyll derën.

“Thuaje. Si quhet?”

Mësuesja suedeze e detyroi studenten myslimane të thoshte organin gjenital mashkullor me zë të lartë.