Ashtu si shumë studentë të doktoratës, Aimée Lê, kishte nevojë për punë, në mënyrë që të mund të qëndronte në këmbë.
Por ajo që studentët e saj nuk e morën kurrë me mend ishte se për dy vjet, sa u jepte mësim, mësimdhënësja e tyre e anglishtes jetonte në një tendë.
Lê vendosi të jetonte jashtë, në tendë, kur u përball me një rritje të madhe të qirasë në vitin e tretë të doktoratës dhe kuptoi se nuk do të ishte në gjendje ta përballonte një banesë dhe të mbulonte të gjitha shpenzimet e saj.
Ajo i ruajti librat e saj në zyrë në mënyrë që të mos dëmtoheshin dhe u la me dush në universitet.
Lê thotë se ajo bëri një jetë të dyfishtë, me frikë se mund të dëmtonte reputacionin e saj profesional, nëse njerëzit e dinin se ajo ishte e pastrehë.
Lês iu dha një bursë vjetore prej 21 mijë dollarësh për tre vjet nga Royal Holloway për të kryer doktoratën e saj dhe fitoi një bursë shtesë nga ShBA-ja, në vitin e saj të parë. Por si studente ndërkombëtare, asaj iu desh të paguante 10 mijë dollarë në vit tarifa në universitet, duke i lënë asaj 16 mijë dollarë në vit për të jetuar duke përfshirë pagat e saj për mësimdhënien përcjell klankosova.
Ajo fitoi doktoratën e saj në 2018-ën, mësoi nxënës shkollash dhe punoi në një kopsht botanik për të përballuar jetesën para se të siguronte dy vjet kontratë me afat të caktuar mësimdhënieje. Tani ajo po jeton me prindërit e saj dhe po kërkon sërish punë.
Unioni i Universitetit dhe Kolegjit thotë se gjendja e vështirë e akademikëve të rinj, që janë të dëshpëruar për të vendosur një bazë të fortë në shkallët e karrierës, po përkeqësohet.