Fjalë Kyçe

Mesut Ozil ka një mesazh të madh për njerëzimin

Mesut Ozil ka një mesazh të madh për njerëzimin

Një nga “sfidat” e radhës që ka bërë bujë në rrjetet sociale ka qenë ajo “10 years challenge”, e cila ka nxitur njerëzit të postojnë fotografi të shkrepura para 10 viteve për t’i krahasuar me ato aktualet.

Kësaj sfide u janë përgjigjur edhe shumë njerëz të njohur për publikun, sidomos ata nga bota e futbollit.

Ndër të fundit që e ka pranuar këtë sfidë ka qenë ish reprezentuesi gjerman, Mesut Ozil, por ai e ka bërë në një mënyrë fantastike.

Ai ka shfrytëzuar këtë sfidë për të dhënë një mesazh të madh, vetëdijësues për njerëzimin.

Në “Twitter”, ai ka postuar një fotografi të akullnajave para 10 viteve dhe gjendjen e tanishme, ku shihet shkrirja e madhe, dhe në mbishkrim ka shkruar: “Ky është ndryshimi i vetëm që duhet të interesohemi”.

Ky është një nga mesazhet më të forta që një fytyrë publike ka adresuar së fundmi. Ozil ka bërë thirrje që ta ruajmë planetin Tokë, dhe ky është një mesazh që duhet shpërndarë nga të gjithë.