Fjalë Kyçe

Mesut Ozil: Nga 16 mln euro në vit në Arsenal në një pagë shumëfish më të vogël në Fenerbahce

Mesut Ozil: Nga 16 mln euro në vit në Arsenal në një pagë shumëfish më të vogël në Fenerbahce

Mesut Ozil do t’i fitojë 3 milionë euro në vit në Fenerbahce, pasi pranoi ulje marramendëse të pagës për t’u larguar nga Arsenali në mënyrë që t’i bashkohej klubit të fëmijërisë në atdheun e vet.

Ozil deri tani i fitonte 16 milionë euro në vit në Arsenal, por pranoi të heqë dorë nga paga marramendëse për të luajtur për Fenerbahcen me një pagë simbolike, raporton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë dhe fituesi i Kupës së Botës nënshkroi marrëveshje trivjeçare e gjysmë të dielën, pasi e shkëputi marrëveshjen me Arsenalin gjashtë muaj më herët.

Ozil ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2013 dhe i shënoi 44 gola në 254 paraqitje për topçinjtë, duke u ndihmuar atyre ta fitojnë tri herë trofeun e FA Cup, por nuk kishte luajtur asnjëherë që prej marsit të vitit të kaluar.

Trajneri Mikel Arteta e kishte hequr 32-vjeçarit nga listat e skuadrave të tij për ndeshjet e Premierligës dhe garave të tjera në fillim të këtij sezoni.

Shumë klube e kërkuan Ozilin gjatë asaj kohe, por vetëm pak prej tyre ishin në gjendje t’ia plotësonin kërkesat e pagës.

Në fund, Ozil pranoi ulje ta madhe page për ta siguruar largimin nga Emirates dhe kalimin në Fenerbahce.

Pra, Ozili do t’i fitojë 13 milionë euro më pak sesa i merrte çdo vit në Arsenal.