Skuadra lidere e IPKO Superligës udhëton në Podujevë ku do të përballet me Llapin në kuadër të javës së 32-të.
Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, ylli i Feronikelit, Mevlan Zeka.
“Është java e fundit për përcaktimin e titullit kampion, ne jemi të vetdishëm që skuadra jonë duhet ta ruaj pozitën e liderit deri në fund dhe të shpallemi kampion. Pasi 80 % të kampionatit jemi në vendin e parë kjo tregon se në skuadrën tonë ka cilsi ka harmoni dhe të gjitha çka i duhen një ekipi Kampion”, ka deklaruar fillimisht Zeka.
Mevlan Zeka më tej ka folur edhe për kundërshtarin e tyre skuadrën e Llapit.
“Sa i përket Llapit ne të mërkurën do të udhëtojm për të nxjerr më të miren e mundshme. Llapi ka një skuadër shumë të mirë. Ne Llapi dhe Prishtina jemi aty me cilësi përafërsisht të njëjta. Prandaj futbolli është i pa përshkrushëm andej është edhe interesant”, ka deklaruar futbollisti i Feronikelit, Mevlan Zeka për Gazetën Alo.
Kryendeshja e kësaj jave ndërmjet Llapit dhe Feronikelit luhet të mërkurën me fillim nga ora 16:00.