Fjalë Kyçe

Mevlan Zeka flet për përballjen ndaj Ballkanit

Mevlan Zeka flet për përballjen ndaj Ballkanit

Skuadra e Feronikelit do ta ketë përball skuadrën nga Theranda, Ballkanin në takimin e javës së 25-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Super futbollisti i Feronikelit, Mevlan Zeka ka folur për sfiden ndaj Ballkanit, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo.

“Të gjitha ndeshjet kanë rëndësin e vet. Kur kemi parasysh pozitën tonë në rënditjen tabelare nuk na lejon që të mendojmë për ndonjë rezultat tjetër përveq fitores”, ka thënë fillimisht Zeka.

“Ballkani ka një skuadër të mirë por ne do t’i qasemi kësaj sfide me seriozitetin më të madh të mundshëm”, ka deklaruar Mevlan Zeka për Gazetën Alo.

Feronikeli – Ballkani luhet nesër me fillim prej orës 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. /GazrtaAlo.