Fjalë Kyçe

Mevlan Zeka: Në futboll asgjë nuk është e pamundur

Mevlan Zeka: Në futboll asgjë nuk është e pamundur

Kampionin e Kosovës e pret një ndeshje e vështirë në kuadër të Europa Ligës.

Slovan Bratisllava do të jetë përball Feronikelit ditën e mërkurë me fillim nga ora 18:00.

Sulmuesi në top formë i Feronikelit, Mevlan Zeka beson se skuadra e tij nuk do të dorëzohet edhe përkundër cilësisë që ka skuadra kundërshtare.

“Të gjith e dim që Slovan është skuadër me cilēsi të larta, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Do të mundohemi të japim më të mirën nga vetja secili prej nesh dhe në fund të shofim. Nuk do të dorzohemi”, ka deklaruar super sulmuesi Mevlan Zeka për Gazetën Alo.

Slovan Bratislava – Feronikeli do të luhet të mërkurën nga ora 18:00.