Fjalë Kyçe

Mevlan Zeka: Përballjes me TNS, do t’i qasemi me seriozitetin më të madh

Mevlan Zeka: Përballjes me TNS, do t’i qasemi me seriozitetin më të madh

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli nesër do të përballet me The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ylli i skuadrës nga Drenasi, Mevlan Zeka ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, para kësaj sfide tejet të rëndësishme.

“Ne jemi të vetdishēm se çfarë rëndēsie ka kjo ndeshje. Do ti qasemi me seriozitetin më të madh dhe të mundohemi të nxjerrim më të mirën nga kjo përballje”, ka deklaruar Mevlan Zeka.

Ndeshja The New Saints – Feronikeli luhet nesër prej orës 20:00.