Skuadra Kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me skuadren nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps nē kuadër të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, futbollisti mirënjohur i Feronikelit, Mevlan Zeka.
“Ne jemi mobilizuar për ndeshjet ndërkombëtare, gjithashtu jemi pergaditur maksimalisht në fazën përgaditore në Ohër. Po i presim me padurim ndeshjet pasi që është hera e parë që klubi jonë do ta përfaqsojë jo vetëm Drenasin po tërë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Zeka.
“Besoj në skuadrën tonë që ne do t’ia dalim në këto dy ndeshjet e para.
Mbetët të shihet. Pres përkrahjen e gjithë dashamirëve të sportit të vijnë dhe të na mbështesin në këto përballje”, ka deklaruar Mevlan Zeka për Gazetën Alo.
KF Feronikeli – Lincoln Red Imps, zhvillohen të martën më 25 qershor, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri” me fillin prej orës 20:45.