Fjalë Kyçe

Mevlan Zeka shprehet optimist për sfidën ndaj Trepçës ’89

Mevlan Zeka shprehet optimist për sfidën ndaj Trepçës ’89

Lideri aktual i IPKO Superligës së Kosovës, skuadra e Feronikelit do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89, shkruan GazetaAlo.

Njëri nga futbollistët më të mirë në IPKO Superligë, Mevlan Zeka në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo ka folur për sfiden ndaj Trepçës ’89,e cila ka peshë të madhe për të dyja skuadrat.

“Synimi i skuadrës është që në gjdo ndeshje t’i marrim pikët e plota dhe të vazhdojm rrugtimin deri në fund”, ka thënë filimisht Zeka.

Ai më tej ka folur edhe për kualitetet e skuadres nga Mitrovica.

“Kemi përball një kundërshtar i cili ka skuadër shumë të mirë dhe do të luftoj t’i ik zonës së rrezikshme”.

Në fund Zeka ka thënë se do të hyjnë në këtë sfidë me seriozitetin maksimal.

“Për t’i arritur objektivat tona normalisht jo vetem këtë ndeshje por gjdo ndeshje do t’i qasemi me seriozitetin më të madh”, ka deklaruar Mevlan Zeka për Gazetën Alo.

Përballja Feronikeli – Trepça 89, luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ ditën e diel me fillim nga ora 14:00. /Gazeta Alo.