Fjalë Kyçe

Michael ia rrafshon hundën kundërshtarit me një super shkelm

Michael ia rrafshon hundën kundërshtarit me një super shkelm

Michale Venom Page e bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Derke Anderson, duke e mposhtur atë brenda pesë minutave në Bellator 258.

Michael është i njohur në rrjetet sociale për goditjet e tij mjeshtërore, por shkelmi që ia dha Andersonit i ka mahnitur edhe më shumë ndjekësit e tij, transmeton Gazeta Express.

Luftëtari anglez ia rrafshoi hundën amerikanit me një goditje të fuqishme me shkelm në fund të rundit të parë në Sun Arena në SHBA.

Anderson befasisht u çua në këmbë përsëri dhe e vazhdoi luftën, por Page nuk i dha asnjë mundësi atij dhe e mbaroi me një goditje të fortë me dorën e djathtë

Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për të riun britanik dhe e pesta me radhë.