Fjalë Kyçe

Miftaraj-Haradinajt: Pusho, kënaqu dhe jeto jetën, s’ke nevojë të bëshesh President

Miftaraj-Haradinajt: Pusho, kënaqu dhe jeto jetën, s’ke nevojë të bëshesh President

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas dëshirës së Ramush Haradinajt që të bëhet president i Kosovës.

Miftaraj për këtë ka thënë se kryetari i AAK’së, nuk ka nevojë të sakrifikohet më shumë për Kosovën dhe se sipas tij, Haradinaj duhet të pushojë dhe jetoj jetën, shkruan Periskopi.

“Ramush Haradinaj mjaftueshëm ka punuar dhe sakrifikuar për Kosovën. Nuk ka nevojë të sakrifikohet edhe për pesë vite në pozitën e Presidentit.

Koha është që ta shijoj pasurinë dhe të mirat e bollshme që ka kursyer nga sakrificat e tij pas luftës. Pusho, kënaqu dhe jeto jetën. Mirë për ty e shumë më mirë për popull.”, ka shkruar Miftaraj në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë Haradinaj ka thënë se do të jetë nder i veçantë për të që të bëhet president i vendit.