Fjalë Kyçe

“Ja pse populli i Kosovës nuk ka liberalizim të vizave”

“Ja pse populli i Kosovës nuk ka liberalizim të vizave”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtës, ka reaguar pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, e quajti të mjerë vendimin e kryeministrit, Avdullah Hoti, për shuarje të Task Forcës kundër Korrupsion.

Miftaraj ka thënë se populli i Kosovës nuk ka liberalizim të vizave, sepse kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta.

“Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Abdullah Hotit për shuarjen e Task Forcës kundër Korrupsion. Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli – se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta”, ka shkruar Miftaraj.

Duhet theksuar se ambasadori gjerman në vend, Jorn Rode, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit ka shuar departamentin e Policisë Anti-Korrupsion.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rode.

Postimi i plotë:

Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Abdullah Hotit për shuarjen e Task Forcës kundër Korrupsion.

Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli – se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta.

P.S. Militanta, mos me ofendoni dhe shani mua, por qeverinë gjermane dhe ambasadorin gjerman për qëndrimin. Unë jam vetëm mesengjeri.