Prishtina do të përballet me Ballkanin në takimin e nesërm të IPKO Superligës, shkruan Gazeta Alo.
Futbollisti i Prishtinës Diar Miftaraj ka deklaruar se në këtë sfidë do të kërkojn vetëm fitore.
“Nesër do të jetë ndeshje mjaft e vështirë kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm siç është Ballkani dhe të cilët na kanë marrë një pikë në ndeshjen e parë. Por, pas ndeshjes me Flamurtarin motivi është rritur, sigurisht kemi bërë një ndeshje shumë të fortë dhe shpresoj që të njëjtën paraqitje të përsërisim edhe me Ballkanin duke vazhduar me fitore, sepse s’kemi rrugë tjetër. Po i bëmë ato çfarë na thotë trajneri, si në ndeshjen e fundit, atëherë do ta kemi shumë do ta kemi shumë më lehtë dhe s’do të kem dyshime që do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Diar Miftaraj i cili nesër do të paraqitet për herën e 41-të me fanellën e Prishtinës,/GazetaAlo