Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur ditën e sotme Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ashtu sikurse çdo vit, besimtarët u mblodhën në shesh për të falur namazin e kësaj dite kaq të rëndësishme për myslimanët e gjithë botës.
Pas faljes së namazit besimtarët nisin përgatitjet për këtë festë ku presin dhe përcjellin të afërm dhe miq në shtëpi.
Po ashtu besimtarët myslimanë therin kurban për këtë ditë, duke e shpërndarë atë në tri pjesë dhe duke e dhuruar tek ata që kanë më shumë nevojë.
Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit.