Fjalë Kyçe

Mijëra mërgimtarë kanë ardhur dhe po vijnë në rrugë tokësore për të votuar të dielën

Mijëra mërgimtarë kanë ardhur dhe po vijnë në rrugë tokësore për të votuar të dielën

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Ardhje kishte edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.

Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Zyrtarët policorë, i kanë thënë KP se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.