Fjalë Kyçe

“Mik i UÇK’së”, Pacolli zbulon lidhjen me Kosovën të gazetarit amerikan që u vra në Ukrainë

“Mik i UÇK’së”, Pacolli zbulon lidhjen me Kosovën të gazetarit amerikan që u vra në Ukrainë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zbuluar lidhjen me Kosovën të gazetarit amerikan, Brent Renaud që u vra në Ukrainë.

Pacolli përmes një postimi në Twitter thotë se ai e quante veten “mik të UÇK-së” dhe e donte shumë Kosovën.

Renaud kishte raportuar edhe për luftën në Kosovë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti veten “mik të UÇK’së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli.