Ish-shefi i Evertonit, Marcel Brands, ka zbuluar se ai ishte munduar që ta sjellë Mikel Artetan si trajner në ‘Goodison Park’.
Spanjolli tashmë është njëri ndër trajnerët më të mirë në botën e futbollit pasi mori detyrën tek Arsenali, dhe po i udhëheq ata drejt titullit në Ligën Premier këtë sezon.
Roli i tij në Londrën veriore si kryetrajner, sidoqoftë ka mundur të mos ndodhë pasi një nga ish-klubet e tij pothuajse arriti marrëveshje me spanjollin në dhjetor të 2019, kur atëherë ai ishte duke punuar si asistent i Guardiolës tek Man City.
Në një intervistë për gazetën holandeze SoccerNews, ish-shefi i Evertonit ka shpjeguar se si ishte munduar ta bënte realitet këtë lëvizje.
“Unë u mundova ‘tokë e qiell’ që ta sjellë Artetan tek Evertoni. Ai është një ish-lojtar i yni po ashtu. Unë shpenzova tërë mbrëmjen në shtëpinë e tij dhe e pashë se është njeriu ideal për neve”, ka thënë Brands.
“Unë menjëherë pashë një trajner të mirë. Gjatë asaj kohe ai ishte ende asistent i Pep Guardiolës dhe ishte i zënë me gjëra të tjera”.
“Por, ju mund ta keni parë se ai po bëhej një trajner i mirë, unë kam dëgjuar vetëm gjëra pozitive. Kur shkova në shtëpinë e tij dhe ia bëra të ditur këtë u emocionova. Mendova se ky ishte trajneri ynë, por për një periudhë afatgjatë”, përfundoi Brands.