Didier Raoult, mikrobiolog francez ka thënë se koronavirusi mund të marrë fund për disa javë, dhe nuk do të ketë valë të dytë siç po raportohet.
Një nga infektologët më të mëdhenj në botë që vepron në Marsejë të Francës ka thënë se koronavirusi mund të të zhduket për disa javë.
“Është e mundur që ky virus të zhduket brenda disa javësh”, tha Rault një intervistë, në televizionit BFM.
Raul shpjegoi shtrirjen e trajtimit, por edhe intensitetin e epidemisë, mundësinë e një valë të dytë dhe qëndrimin e botës moderne ndaj kësaj sëmundje, duke hequr si opsinion kthimin e një vale të dytë.
Mikrobiologu francez gjithashtu ka mbrojtur trajtimin e Covid-19 me chloroquine, duke thënë se është ilaçi më banal në botë.
“Është një ilaç që ekziston për 80 vjet. Ai është përshkruar deri më tani, ndoshta, për një të tretën e njerëzimit. Në Francë, 36 milion doza shiten në vit. Dhe papritmas, autoritetet e trajtojnë atë si një ilaç kriminal. Kjo është e pakuptueshme”, ka thënë Raul.