Fjalë Kyçe

Milaim Zeka flet për burrin nga Ferizaj që shiti shtëpinë për t’i dhuruar paratë në fondin “Vendlindja thërret”

Milaim Zeka flet për burrin nga Ferizaj që shiti shtëpinë për t’i dhuruar paratë në fondin “Vendlindja thërret”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka shkruar përmes rrjetit social në Facebook për Ekrem Jasharin nga Ferizaj për të cilin ka thënë se e ka shitur shtëpinë për luftën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gazetari Zeka ka thënë se Jashari ishte arratisur në Zvicër ai e kishte shitur shtëpinë e tij dhe paratë i kishte dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”.

“Baci Ekrem vazhdon me qene një njeri qe tere jetën ka qëndruar vertikalisht. Majtist i përbetuar, dhe njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Zeka.