Fjalë Kyçe

Milan dhe Napoli kanë ndarë pikët në ‘San Siro’

Milan dhe Napoli kanë ndarë pikët në ‘San Siro’

Milan dhe Napoli kanë ndarë pikët në ‘San Siro’, duke barazuar 1-1. Tri ndeshje pa fitore me radhë (2 humbje, 1 barazim) Milani me Stefano Piolin vazhdon të mos shohë dritë në fund të tunelit.

Në xhiron e 13-të në Serie A, Milan nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në ‘San Siro’, duke barazuar 1-1 me Napolin. Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Lozano shënoi për 0-1 në minutën e 24’ duke shfrytëzuar një top të kthyer nga shtylla, për ta mposhtur lehtësisht Gigi Donnarummën.

Pak minuta më vonë, Bonaventura shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1, në minutën e 29’. Edhe pse skuadrat tentuan në pjesën e dytë, rezultati mbeti ai i pjesës së parë.

Kështu, Milani mbetet në pozitën e 13 me vetëm 14 pikë të grumbulluara, kurse Napoli edhe jashtë zonës Europa League, në pozitën e shtatë me 20 pikë.