AC Milan e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Empolin në shtëpi me rezultat minimal, 1:0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të. Ishte Kalulu që bëri një goditje precize, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.
Ndeshja më pas nuk prodhoi gola dhe vendasit iu gëzuan fitores së 19-të këtë edicion, shkruan express.
Kështu, Milani tani ka 63 pikë gjithsej, pesë më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Empoli vazhdon të mbetet në zonë komforti, pasi renditet i 13-ti me 32 pikë, 10 më shumë se vendi i 18-të që dërgon në Serie B.