Fjalë Kyçe

Milan kërkon që Romagnoli të largohet në verë

Milan kërkon që Romagnoli të largohet në verë

AC Milan nuk do të ofrojë kontratë të re për kapitenin Alessio Romagnoli, pra lojtari do jetë në shitje.

Qendërmbrojtësit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2022, pra “Rossonerët” duan ta shesin, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato, 26-vjeçari as nuk i është propozuar rinovimi dhe në vend të kësaj është ftuar të largohet nga klubi.

Romagnoli nuk gjeti vend në formacionin bazë në “San Siro”, fillimisht nga lëndimi, pastaj nga arritja e Fikayo Tomorit prej Chelseas.

Italiani menaxhoi të zhvillonte 30 ndeshje këtë edicion, përfshirë një gol dhe një asistim.

Romagnoli është i lidhur me kalimin te Juventus, njësoi si Gianluigi Donnarumma, tjetër klient i Mino Raiola.

Mbrojtësi gjithashtu ka zhvilluar 12 ndeshje për Kombëtaren e Italisë duke shënuar dy gola.