Milan është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për blerjen e Theo Hernandez nga Real Madrid.
“Rossonerët” kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë, Theo Hernandez.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Milan është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për blerjen e tij nga Santiago Bernabeu.
Tifozët nga San Siro presin përforcime nga skuadra për sezonin e ri pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Hernandez mund të jetë i joshur të largohet nga Real Madrid ku nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë.