Fjalë Kyçe

Milan me një transferim që pritet të bëjë diferencën te kuqezinjtë!

Milan me një transferim që pritet të bëjë diferencën te kuqezinjtë!

Milani ka mbyllur transferimin e Theo Hernandez nga Real Madridi.

Ka qenë Calcio e Serie A, që e ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit spanjoll me titull përfundimtar, edhe pse klubi milanez ende nuk e ka bërë publike afrimin e ri.

Plot 20 milionë euro i ka kushtuar 21-vjeçari “Djallit”, i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 dhe Real Madrid nuk ka të drejtë të riblejë kartonin e tij.

Në vitin 2017 Reali i bleu nga Atletico Madrid për 24 milionë euro dhe më pas e la në huazim, teksa sezonin e fundit luajti me Real Sociedad.