Fjalë Kyçe

Milani arrin marrëveshje me Svillan për sulmuesin Muriel

Milani arrin marrëveshje me Svillan për sulmuesin Muriel

Ndoshta Higuain do të konfirmohet deri në fund të sezonit, duke bërë që huazimi me Moratën e Chelsea të sfumojë, por ndërkohë nga Spanja sigurojnë se reparti ofensiv kuqezi do të pasurohet me një tjetër lojtar në ditët e para të janarit.

Uebsajti “Estadio Deportivo” nënvizoi se Milani dhe Sevilla kanë mbyllur mbrëmjen e djeshme akordin për huazimin deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje, të Luis Muriel.

Klubi iberikas do të diskutojë në orët në vazhdim vetëm kushtet për pagesën e lojtarit, por Milani ka pranuar që të marrë përsipër rrogën e kolumbianit deri në fund të sezonit.

Dhe në mungesë të ndonjë surprize të mundshme, sulmuesi  kolumbian dhe ish-lojtari i Udineses e Sampdorias, do të veshë bluzën kuqezi në ditët e para të janarit.