Fjalë Kyçe

“Milani duhet të qëndrojë pranë Higuainit”

“Milani duhet të qëndrojë pranë Higuainit”

Portieri i Milanit, Pepe Reina, mendon se klubi i tij duhet t’i dalë në ndihme Gonzalo Higuainit.

Sulmuesi argjentinas po luan sezonin e parë tek “Rossonerët” në formë huazimi nga Juventusi, por Higuain akoma nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë.

Reina duke folur për mediet italiane, thotë se Milani duhet të qëndrojë pranë Higuainit. Sipas Reinas, argjentinasi është duke “luftuar” për të gjetur rrugën e golit.

“Higuain? Në këtë kohë ai ka nevojë për një dorë nga të gjithë ne, në mënyrë që të bëjmë atë të rritet dhe ta bëjmë atë që të ndihet më mirë në fushë”, tha Reina.

“Ne duhet ta ndihmojë atë të gjej formën më të mirë. Ai është lojtar i madh, por në këtë kohë atij i duhet një mbështetje e madhe nga ne”, theksoi “gardiani” spanjoll.