Fjalë Kyçe

Milani e kërkon me ngulm transferimin e Ziyech

Milani e kërkon me ngulm transferimin e Ziyech

Milani mësohet se po tenton të përforcojë mesfushën ofanzive dhe Hakim Ziyech kryeson listën e tyre.

Marokeni nuk ka edhe shumë hapësirë te Chelsea dhe shitja e tij nga skuadra londineze është opsion.

Calciomercato raporton se Milani po tenton të transferojë anësorin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Por, Chelsea nuk e sheh këtë mundësi si të mundshme, pasi lëndimet dhe rastet me COVID-19 kanë ‘tkurrur’ skuadrën e tyre, përcjell telegrafi.

Andaj, Rossonerët duhet të presin deri në verën e vitit të ardhshëm për të tentuar sërish për një marrëveshje me blutë për marokenin.

Kontrata e Ziyech skadon në vitin 2025, gjersa Chelsea kishte paguar 40 milionë euro për ta marrë nga Ajaxi.