Fjalë Kyçe

Milani e konfirmon ardhjen në Kosovë për përballjen me Feronikelin

Milani e konfirmon ardhjen në Kosovë për përballjen me Feronikelin

Milani e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë dhe ndeshjen miqësore me Feronikelin.

Gjiganti italian do të vije në Prishtinë më 10 gusht në një ndeshje miqësore.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit italian që ka konfirmuar ardhjen në Kosovë, duke shkruar disa rreshta edhe për Feronikelin.

“AC Milan dhe Feronikeli janë të lumtur të ju njoftojnë se të shtunën e 10 gushtit, në ora 20:45, do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri, Prishtinë në Kosovë”.

“Milan do të luaj kundër klubit të kryetarit Naser Ramaj, që është themeluar në vitin 1974 dhe aktualisht luan në nivelet më të larta në Kosovë, Superligën e futbollit kosovar”.