Fjalë Kyçe

Milani fantastik, përmbys epërsinë e Liverpoolit në pjesën e parë

Milani fantastik, përmbys epërsinë e Liverpoolit në pjesën e parë

Skuadra e Milanit po avancon 2-1 kundër Liverpoolit pas pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

“The Reds” e nisën ndeshjen furishëm dhe golin e epërsisë e gjetën në min e 9’ ku goditjen e Alexander-Arnoldit e devijoi drejt golës Fikayo Tomori.

Gjiganti anglez vazhdoi me sulme dhe kishin mundësi të dyfishonin epërsinë por Mohamed Salah ishte i pasaktë nga penalltia në min e 14’.

Në vazhdim ‘Rossonerët’ nisën të këndellen dhe gjetën golin e barazimin në min e 42’ përmes Ante Rebic.

Vetëm pak minuta më vonë ishte Brahim Diaz që i dha epërsinë Milanit 2-1 pas pjesës së parë.