Milan e ka mundur me rezultat 2-0 Napolin sonte, në një ndeshje ku shkëlqej Piatek që shënoi dy golësh sonte
Piatekut ju kanë dashur 11 minuta për të debutuar me gol për Milanin duke bërë një superparaqitje sonte në ndeshjen për Kupën e Italisë në San Siro.
Pjesa e parë ishte totalisht e Milanit, me Piatek i cili rrezikoi portën e Ospinas në çdo dalje të tij.
Ishte minuta e 11-të kur Diego Laxalt bëri një pasim fenomenal të sulmuesi i ri i Milanit për të shënuar golin e parë. Ishte një kundërsulm klasik që Milan e shfrytëzoi për mrekulli.
Milan vazhdoj me sulme në pjesën e parë dhe prapë arrin që të shënoj.
Kësaj here ishte pasimi i Paquetas dhe disa veprime individuale të Piatek i cili më vonë lëshon një projektil për të shënuar një super gol në minutën e 27-të.
Pas dy golave Napoli tenton të rikthehet në lojë por pjesa e parë përfundon 2-0 për Milanin.
Në pjesën e dytë kemi prapë një lojë të baraspeshuar, me Milanin që dinte ta ruante rezultatin dhe Napolin që ishin të pafuqishëm për të depërtuar në mbrojtjen e Milanit.
Milan me këtë fitore në çerekfinale kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.