Milan ndjek me vëmendje Maxwell Cornet. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë por me pasaportë franceze ka tërhequr vëmendjen e Leonardos i cili mësohet se ka takuar edhe agjentin e 22-vjeçarit.
Kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes edhe nga konkurrenca e Watford të cilët duan të paraqesin një ofertë prej 20 milionë eurosh në janar por sulmuesi ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Për Milanin një operacion i tillë mund të konkretizohet në verën e ardhshme dhe për shkak të fair play financiar oferta e Leonardos është huazim me të drejtë blerjeje.