Fjalë Kyçe

Milani nuk arrin ta mposhtë Napolin, barazon me rezultat 2 me 2

Milani nuk arrin ta mposhtë Napolin, barazon me rezultat 2 me 2

Milani nuk ka arritur që ta mposhtë ekipin e Napolit.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 2 me 2, raporton KOHA.

Milani në minutën e 20 të ndeshjes, arriti të kalojë në epërsi, me golin e shënuar nga Theo Hemandez, por nuk vonoi shumë dhe Napoli e barazoi, me golin e shënuar nga Giovanni Di Lorenzo.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Napoli arriti të kalojë në epërsi ndaj Milanit, me golin e shënuar nga Dries Mertens, duke bërë rezultatin 2 me 1.

Por as Napolit nuk i zgjati shumë, pas vetëm 13 minutash, Milani arriti të barazojë rezultatin në 2 me 2 ndërmjet penaltisë, të shënuar nga Franck Kessie, duke bërë që kjo ndeshje të përfundojë me këtë rezultat.

Napoli gjendet në vendin e 6 të Serisë A, me 52 pikë ndërsa Milani në të 7-tin me vetëm 2 pikë më pak.