Fjalë Kyçe

Milani po humbet garën me PSG-në për Renato Sanchesin

Milani po humbet garën me PSG-në për Renato Sanchesin

Renato Sanches thuhet se do t’i bashkohet Pairs Saint-Germainit sepse pronarët e Milanit po refuzojnë të përputhen me çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh.

Deri në mëngjesin e sotëm, të gjitha burimet bënë me dije se Renato Sanches do t’i bashkohej kuqezinjve, pasi kishte rënë dakord për kushtet personale disa muaj më parë.

Megjithatë, ata kurrë nuk ishin në gjendje të bien dakord për një tarifë me Lille dhe deri më tani ata kishin shumë pak konkurrencë për portugezin ndërkombëtar, i cili e kishte zemrën të vendosur në San Siro.

Sipas mediave le10sport dhe RMC Sport, gjërat ndryshuan sot (e shtunë) pasi PSG kishte ndërhyrë me çmimin e kërkuar prej 30 milionë euro, dyfishi i 15 milionë eurove që po ofron Milani.

Ata folën edhe me përfaqësuesit e lojtarit dhe duket se e kanë bindur edhe atë me shpejtësi.

Tani Calciomercato.com dhe eksperti i transferimeve të Milanit, Daniele Longo paralajmërojnë se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të përputhen me ofertën prej 30 milionë euro, kështu që Sanches po shkon drejt transferimit te PSG.

Ky version i ngjarjeve konfirmohet edhe nga eksperti i Diario AS, Manu Sainz.