Milano do të jetë kryeqyteti i të gjithë botës se futbollit këte javë.
Ndeshja e së dielës do të transmetohet në plot 200 vende të ndryshme dhe do të këtë 600 operatore informativ të akredituar, duke perfshirë 260 gazetare, 60 fotografe dhe më shumë se 300 punonjës televiziv, të cilet përmes 25 kamerave do t’u japin tifozëve në mbarë botën një shfaqje unike, në 4K. Do te jetë një stadium rossoner dhe i zjarrtë.
Perimetri i jashtëm i stadiumit do të jetë subjekt i një projekt video me mbi 170 ndriçues që do të projektojn rreze drite për të rikrijuar ‘efektin e zjarrit’. Ambrosini, Cafu, Dida, Inzaghi, Nesta, Oddo do të jenë disa nga legjendat kuqezi që do të marrin pjesë ku së bashku me ta dhe drejtuesit:
Scaroni, Maldini, Leonardo e Gazidis.
Gjithcka eshte e punuar mire, me saktësi për këtë ndeshje të veçante, ku ajo që presim të gjithë është vetëm spektakli!
MILAN – INTER. /GazetaAlo