Fjalë Kyçe

Miller planifikon ta mposhtë Joshuan dhe ta ftoj nënën e tij në takim

Miller planifikon ta mposhtë Joshuan dhe ta ftoj nënën e tij në takim

Jarrell Miller nuk po i ndalë fjalët provokuese të adresuara për kundërshtarin potencial të ardhshëm, Anthony Joshua.

Fillimisht amerikani e kishte krahasuar kampionin me “gjokse fals” dhe “vithe fals” para ndeshjes së tyre në New York.

Ai së fundmi ka zbuluar edhe një plan. Ta ftoj nënën e Joshuas në takim pasi ta mposhtë boksierin në luftën për titullin e kampionit të botës.

“Pasi të triumfoj ndaj Joshuas do ta ftoj nënën e tij në një takim” ishin fjalët e boksierit amerikan, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Joshua dhe Miller pritet të përballen me njëri tjetrin gjatë muajit qershor, në ‘Madison Square Garden’, në qytetin e New York.