Millosh Pleskoviq është shpallur fajtor për krime lufte ndaj popullsisë civile dhe është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur sot, më 31 korrik.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri ka njoftuar aktgjykimin për të akuzuarin, cili ishte i pranishëm në gjykatore.
Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.
Të pranishëm në seancë ishin edhe nëna, 80-vjeçe, e viktimave dhe familjarë të të tjerë.