Fjalë Kyçe

Milner del kundër Superligës Evropiane

Milner del kundër Superligës Evropiane

Liverpool barazoi 1:1 me Leedsin në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Premierligë.

Pas ndeshjes, mesfushori i Liverpoolit, James Milner u deklarua për sfidën, ndërsa u pyet edhe për Superligën Evropiane.

“Mendimi im personal: Nuk më pëlqen. Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë” – u shpreh Milner.

Kujtojmë se Liverpooli është njëri nga 12 ekipet themeluese të Superligës Evropiane.

Para tij, edhe trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp u shpreh kundër kësaj Superlige.