Milor Rashica shënoi një supergol dhe asistoi në një tjetër në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Munchen.
Por kjo përformancë e mirë e yllit të Kosovës nuk i mjaftoi Werder Bremenit të kualifikohet në finale.
Rashica ka thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme por ka premtuar se do të vazhdojë së bashku me skuadrën.
“Për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme, por ne vazhdojmë të shkojmë së bashku, mbështetje të mahnitshme nga tifozët tanë”, ka shkruar Milot Rashica.
Goli kundër Bayern Munchen në Kupë është i dhjeti këtë vit për Milot Rashicën me fanellën e Werderit.