Fjalë Kyçe

Milot Rashica, me muskuj si të Xherdan Shaqirit e Roberto Carlosit!

Milot Rashica, me muskuj si të Xherdan Shaqirit e Roberto Carlosit!

Milot Rashica e ka shfaqur muskujt e tij të këmbëve në foton e publikuar së fundmi në Instagram.

Milot Rashica është duke u bërë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Stuttgarit.

Futbollisti kosovar duket se iu ka dhënë fund dhimbjeve të shpinës dhe është 100 për qind i gatshëm për ta ndihmuar Werder Bremenin në Bundesligë.

Anësori vushtrrias e ka postuar një fotografi sot në Instastory ku shihet duke u stërvitur.

Por, ajo që bie në sy është muskulatura në kofshët e tij të këmbës.

Muskujt e tij mund të krahasohen lirisht me ata të Xherdan Shaqirit, apo edhe të ish-futbollistit brazilian, Roberto Carlos.

Werderi pret shumë nga Rashica këtë sezon, e po ashtu edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila do të luajë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Rashica i ka realizuar 4 gola në vitin 2019 dhe po shfaq formë të jashtëzakonshme.