Fjalë Kyçe

Milot Rashica merr një super lajm

Milot Rashica merr një super lajm

Milot Rashica vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të mirë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Ylli i Werder Bremen shkëlqeu edhe në fundjavën e kaluar duke shënuar gol dhe duke asistuar në fitoren 3:1 kundër Mainz.

Me këtë paraqitje, futbollisti nga Kosova është përfshirë sërish në formacionin e më të mirëve të javës në kampionatin elitar gjerman.

Së bashku me Da Costa, Guerreiro, Forsberg, Rashica gjendet në formacionin e yjeve të xhiros së kaluar në Bundesliga.

Ndryshe, këtë sezon në Bundesliga, Rashica ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje.