Milot Rashica i ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar. Ylli kosovar synon një tjetër sezon të suksesshëm me Werder Bremenin dhe me “Dardanët”
Milot Rashica nuk e harron atdheun e tij dhe shqiptarët kudo që shkon.
Ylli kosovar së fundmi e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku i ka prezantuar këpucët e reja të futbollit, të firmës Nike.
Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, vushtrriasi e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar.
Ndër të tjera, në videon e postuar në Instastory, Rashica i ka vendosur edhe tri figura të flakës, duke paralajmëruar një tjetër sezon të zjarrtë me Werder Bremenin dhe me Kombëtaren e Kosovës.
Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës, “MR7”
Rashica e kaloi një sezon fantastik, sidomos që nga fillimi i vitit 2019, ku ishte i papërmbajtshëm