Futbollisti kosovar, Milot Rashica, është rikthyer sot në stërvitje, por Rashica nuk ka zhvilluar stërvitjet së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Pas këtij rikthimi të futbollistit, janë rikthyer edhe shpresat e skuadrës gjermane që Rashica mund të luajë në ndeshjen e parë në Bundesliga këtë sezon.
Poashtu, Rashica është duke u përfolur për një transferim të mundshëm te Aston Villa.