Fjalë Kyçe

Miloti e ‘kall’ me këngën e MC Kreshës

Miloti e ‘kall’ me këngën e MC Kreshës

Milot Rashica është duke kaluar nëpër momente jashtëzakonisht të mira me Werder Bremenin.

Futbollisti nga Vushtrria e ka nisur mbarë këtë vit kalendarik, teksa sot konsiderohet si njëri prej futbollistëve kryesor të skuadrës së Florian Kohfeldt.

Rashica ka shënuar edhe gola të rëndësishëm këtë vit, sidomos në kualifikimin e Werder Bremenit në çerekfinalen e DFB-Pokal kundër Borussia Dortmundit, ku edhe shënoi gol.

Reprezentuesi kosovar tani është duke e shijuar sot motin e mirë për t’u relaksuar pas stërvitjeve.

Përmes rrjetit social, Instagram, Rashica ka publikuar storie ku shihet duke vozitur në rrugët e Gjermanisë, por duke dëgjuar vetëm këngë shqipe.

Konkretisht, Rashica ka treguar se i pëlqejnë këngë e reperit kosovar, MC Kresha, të cilat i mban në veturën e tij.