Milot Llalloshi është një emër i njohur për publikun kosovar, kjo falë prezencës së tij shumëvjeçare në tregun muzikor.
Këngët më të bukura i ka sjell ato përkrahë motrës së tij Edonës, shkruan Kosovarja.
Talenti i tij për muzikë është i pamohueshëm e këtë e ka dëshmuar tash e sa vite me një karrierë tepër të suksesshme.
Por, jeta dhe sukseset e Milotit nuk ndalojnë këtu. Ai ka pasur fat edhe në dashuri duke u bekuar me një grua të bukur si Ergjinën dhe dy fëmijët e tij.
Pas gjitha angazhimeve, Miloti nuk heziton të tregojë publikisht se është edhe një baba i përkushtuar.
E vajza e ti “Lazdrajk” siç e quan ai vetë po i dhuron lumturi të papërshkrueshme.
A ka më mirë se ti shohësh kështu babë e bijë?