Fjalë Kyçe

Mimoza Kusari-Lila i bashkohet Vetëvendosjes në tubimin në Gjakovë

Mimoza Kusari-Lila i bashkohet Vetëvendosjes në tubimin në Gjakovë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, ka mbajtur fjalim në tubimin e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, me sloganin “Kundër PANhajnisë”.

Kusari në tubimin e VV’së në Gjakovë ka kritikuar qeverisjen Haradinaj dhe ka përmendur disa keqpërdorimeve të mëdha, që kjo qeveri ka bërë, shkruan Gazeta Express.

“Kanë ndërruar akcizën e duhanit për t’iu përshtatur disa personave. Kanë fryrë faturën e autostradës së Dukagjinit për të përfituar gjatë shpronësimit”, ka thënë Kusari.

Kryetarja e Alternativës ka përmendur edhe keqqeverisjën, që sipas saj, është bërë në komunën e Gjakovës, të cilën e drejton Ardian Gjini i AAK’së.

Ajo mori fjalën para kryetarit të VV’së, Albin Kurti, dhe pas Agim Bahtirit të AKR’së, ajo është e dyta që vjen nga një parti tjetër dhe merr pjesë në fushatën kundër korrupsionit që ka nisur VV’ja.