Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë.
Arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e poashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë.
Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve tha se përveç pagave ata janë të indinjuar edhe me kushtet e rënda të punës.
“Jemi të indinjuar me kushtet e rënda të punës. Nuk i kemi mjetet e duhura për punë, nuk kemi rroba. Kushtet e rënda ku pastrohemi i kemi të këqija “- tha Osmani.
Sipas Osmanit ata kanë edhe kërkesat e tjera.
”Kërkesë tjetër e jona është përmirësimi i ushqimit jocilësor që po na shëbehet. A kalohet dita me një copë bukë e me një argetë “– shtoi Osmani.
”Pagat të dalin sa më shpejtë, sepse jemi në kredi”- tha në fund Osmani.