Fjalë Kyçe

Ministri Abrashi tregon cilat rrugë janë të kalueshme

Ministri Abrashi tregon cilat rrugë janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se të gjitha rrugët, të cilat kanë qenë të përfshira nga reshjet e borës, po bëhen të kalueshme përmes pastrimit të tyre.

Abrashi, në ‘Facebook’-un e tij, ka thënë se ministria e tij po sigurohet që të ofrojë 24 orë mirëmbajtje për të gjitha rrugët e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

“Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sa i përket reshjeve të borës, Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për mbizotërim të tyre në zona malore përgjatë ditës së nesërme.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, u tha në njoftimin e tyre.