Fjalë Kyçe

Ministri Aliu konfirmon se i ka dhënë tender kompanisë ndaj të cilës u vendosën sanksione nga ShBA

Ministri Aliu konfirmon se i ka dhënë tender kompanisë ndaj të cilës u vendosën sanksione nga ShBA

Kompania serbe RAD ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione, ka kontratë valide me Ministrinë e Infrastrukturës për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të vendit.

Ministri Liburn Aliu ka thënë se në kohën kur i është dhënë tenderi, kompania nuk ka qenë pjesë e listës së kompanive të papërgjegjshme.

“Jemi duke u marrë me këtë çështje. Kjo kompani nuk ka qenë në listë të zezë. Nuk ka qenë e mundur që të mos i jepen tenderë sepse nuk ka qenë më listën e kompanive të papërgjegjshme”, deklaroi Aliu, në një konferencë për medie.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe Hemisferën Perëndimore, duke synuar zyrtarët e El Salvadorit lidhur me negociatat e supozuara me bandën MS-13 dhe një grup të krimit të organizuar me bazë në Kosovën veriore.